Milan humbet perballe Totenhamit

Kanë nisur me një surprizë të madhe 1/8 e Ligës së Kampioneve, pasi Milan është mundur në fushën e tij 1-0 nga Totenham, duke i vënë një pikëpyetje të madhe kualifikimit për në çerekfinalet e Champions. Në një sfidë të tensionuar, ku nuk munguan dhe gjestet anti-sportive, heroi i mbrëmjes ka qene Peter Crouch. Sulmues shtatlartë do të shënonte golin e vetëm që do të gjunjëzonte skuadrën italiane që ndryshe nga kampionati, në Evropë vazhdon të tregojë një formë te dobët.
Kjo u pa në pjesën e parë, ku vendasit nuk do të rrezikonin aspak portën e Totenham, ndërkohë që anglezët do të ishin të rrezikshën në disa raste. Ndryshon ritmi i Milanit në pjesën e dytë, pasi kuqezinjtë do të kontrollonin ndeshjen dhe do t’i afroheshin golit në dy raste me Jepes. Të sakta ndërhyrjet e portriërit Gomez që më pas do të inspironin futbollistët anglezë në golin e fitores. Kundërsulmi i shpejtë i Lenon do të finalizohej me Crouch, i cili do të vuloste fatin e këtij takimin që do të mbyllej me një gol të anulluar të Ibrahimovic dhe me një sherr mes Gatuzos dhe zevendëstrajnerit të Totenham Joe Jordan.
Në ndeshjen tjetër, Valnecia nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 kundër Shalke 0-4. Vendasit do të kalonin të parët në avantazh me Soldadon, por Raul do të kthente barazinë në shifra, duke shtuar shpresat e skuadrës gjermane për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.
Nertan Prifti