E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat: Mafia e Milanit, heronjtë e Spursave

Na ishin njëherë e një kohë kampionët e Europës, Milan, i aftë të fitonte kurdo dhe kudo. Sot, në vend të tyre është një grup futbollistësh të quajtur “Milanimals”, emër i përdodur nga “The Sun” për të tallur kuqezinjtë pas humbjes në San Siro.
 

“Nutters 0-Heroes 1”, ose ndryshe “të çmendurit kundër heronjve” është titulli i parë i “The Sun”. Dhe sigurisht që heronjtë janë futbollistët e Tottenham. “Crouchie cracker!” është titulli i “Guardian” që feston golin e sulmuesit anglez që vendosi fitoren.
 

Gazetat kanë rezervuar kritika ndaj Gennaro Gattuso dhe 5 minutave të tij të çmendurisë që kulmoi me goditjen ndaj Joe Jordan. Në shënjestër në formë negative edhe “tackle" i Flamini në dëm të Corluka që mund ti kushtonte një frakturë të rëndë anësorit kroat.
 

Nuk do të kalojë pa u vënë re edhe komenti i Martin Samuel, tek “Daily Mail”: “The mafiosi of Milan have made Spurs fans of us all”( Mafiozët e Milanit na kanë bërë të jemi të gjithë tifozë me Spurs).
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›