E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufizimi i imunitetit Berisha Heq dore nese keni propozim

Kryeministri Sali Berisha deklaroi në seancën e Kuvendit se opozita nuk mund të bllokojë më seancat parlamentare pasi ligji nuk do ta lejojë nje gje te tille. Duke u ndalur tek zbatimi i ligjit kreu i ekzekutivit tha se Kushtetuta eshte i vetmi instrument qe rregullon marredheniet6 ne kete vend.

"Dua të garantoj qytetarët shqiptarë se ligji dhe vetëm ligji, Kushtetuta do të jenë ato të cilat do të rregullojnë cdo marrëdhënie në këtë vend. Ju mund të bëni ctë doni, po ky sovran, ky Parlament do të funksionojë pa ndërprerë dhe i paintimiduar", tha Berisha.

Duke u ndakur tek projektvendimi per  kufizimi e imunitetit per deputetet  Berisha tha se mazhoranca do te terghiqet nga ndryshimet ne rrregullore vetemm ne rast se socialistet do te sjellin propozime konkrete ne ndryshimin e Kushtetutes.

"Kjo rregullore që ju e kundërshtoni, do hiqet nga rregullorja që në momentin kur ju të sillni këtu në Parlament si dëshmi i një vullneti të vërtetë për të ndihmuar vendin tuaj, amendimin e Kushtetutës", u shpreh kryeministri. Tensionet kane perfshire edhe kete seance parlamentare e cila eshte detyruar te nderpritet perkohesisht

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›