Liga e Kampioneve Arsenal- Barcelona

Arsenali do të presë Bracelonën në ditën e dytë të 1/8 në Ligën e Kampioneve, në sfidën që do të vendosë përballë dy skuadrat që luajnë futbollin më të bukur Evropë. Anglezët e drejtuar nga Arsen Venger e shohin këtë sfidë si një test force, ndërsa nëse e kalojnë me sukses atëherë do ta shfaqnin veten si pretendente për të fituar këtë kompeticion.
"Është një sfidë me të vërtetë e vështirë. Një test i vërtetë. Nuk e dimë se cfarë na pret në të ardhmen, por do të luajmë kundër Barcelonës, që për momentin është skuadra më e mirë në botë. Nëse kalojmë Barcelonën, atëherë kemi shumë shanse të fitojmë Ligën e Kampioneve”, ka thënë Arsen Venger, që për këtë ndeshje ka rikuperuar mesfushorin francez Samir Nasri. Nga ana tjetër, trajneri i Barcelonës ka kërkuar maksimumin për këtë ndeshje. Sipas teknikut spanjoll në këtë fazë të Ligës së Kampioneve, nuk ka ndeshje të lehta, pasi të gjitha skuadrat janë shumë të forta.
“Nuk ka asnjë kundërshtar të dobët. Lujmë në Evropë dhe të gjitha skuadrat janë të forta. Në këtë momenbt nuk kanë rëndësi statistikat. Duhet të zhvillojmë një ndeshje perfekte për të fituar”, ka thënë Guardiola, i cili do të mbështete sërish te yjet e skuadrës së tij, Xavi, Iniesta Mesi dhe David Villa.
Nertan Prifti