E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan i kthehet Amaurit

Nga Express më 24 shtator 2011 në ora 20:30

Mungesa e sulmuesve ka detyruar Milanin të ringjallë interesimin për sulmuesin e Juventusit, Amauri, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport.

Rossonerët kanë krizë të futbollistëve të lënduar, përfshirë sulmuesit Zlatan Ibrahimoviç, Robinho dhe Alexandre Pato.

Andaj, Rossonerët thuhet se do të bëjnë përpjekje për transferimin e Amaurit gjatë afatit kalimtar të janarit. Amauri është lënë jashtë ekipit të Juventusit pasi refuzoi ofertat nga Franca dhe Turqia gjatë verës.

Kontrata e tij me Bianconerët skadon në fund të sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›