E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falcao: Dua fitore ndaj Barcelonës

Sulmuesi i Atletico Madrid, Radamel Falcao, mezi pret të takohet me kampionin e La Liga, Barcelonën, ndërsa po kalon një formë të shkëlqyeshme në fillimin e karrierës së tij në Spanjë.
 

“Është e veçantë për çdo lojtar të luajë në këto ndeshje. Le të shkojmë për fitore. Ne kemi respekt për Barcelonën, por ne nuk kemi frikë. Para tre fitoreve të njëpasnjëshme, ndjenja ishte po aq e mirë, dhe kjo tash është shtuar nga fitoret dhe golat”, ka thënë sulmuesi për Mundo Deportivo, duke shtuar se madrilenët synojnë tre pikë të plota nga derbi i sotëm.
 

Ai thekson se ekipi është shumë mirë, dhe futbollistët e skuadrës janë po ashtu shumë të mirë. “Jemi plot vetëbesim në udhëtimin tonë në Camp Nou”, shprehet sportisti kolumbian.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›