Nicolas Anelka drejt SHBA-së

Sulmuesi i Chelseas, Nicolas Anelka do të përfundojë karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aktualisht përcillet nga klubet e Major League Socer, NY Red Bulls dhe LA Galaxy. 32-vjeçari francez i cili u bë i njohur tek Arsenal, para transferimit në Real Madrid më 1999, tani pritet të largohet nga Chelsea në përfundim të këtij sezoni.
Ai është në vitin e fundit të kontratës së tij në Stamford Bridge dhe duket se ka vendosur të shijojë ligën MLS para se të largohet nga futbolli.