E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpooli fiton 2-1 ndaj Wolverhamptonit

Me rezultatin 2-1, Liverpooli ka fituar përballë Wolverhamptonit në ndeshjen e të shtunës të zhvilluar në Anfield. Një autogol i Roger Johnson bëri që vendasit të kalonin në avantazh të hershëm që në minutën e 11-të. Goli i sigurisë erdhi nga Luis Suarez, i cili shmangu kurthin e pozitës jashtë loje për të dyfishuar epërsinë ën minutën e 38-të.
 

Steven Fletcher u dha shpresa mysafirëve në fillim të pjesës së dytë, mirëpo në minutat në vazhdim nuk pati më gola. Kjo fitore e ngre Liverpoolin në kuotën e dhjetë pikëve dhe mban pozitën e pestë në tabelë.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›