Milan me shume mungesa perballe Romes

Arkiv Roma-Milan është një tjetër ndeshje interesante në këtë javë të Serisë A. Në Olimpiko, do të përballen 2 skuadra të cilat vijnë pas rezultatesh të ndryshme në mesjavë, Roma humbi me Xhenoan 2-1, ndërsa kuqezinjtë fituan me Parmën 4-1.
Megjithatë këtë ndeshje Masimiliano Alegri po e përgatit me disa mungesa. Nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit italian, Klarens Sedorf. Mesfushori holandez kishte probleme me gjurin dhe nuk mundi dot të riaftësohet në kohë dhe Alegri vendosi që të mos e grumbullojë në skuadër. Nuk do të jenë në ndeshjen me verdhekuqtë as Antonini, për shkak të një dëmtimi në kavilje, Meksès dhe Inzagi, ndërkohë që rikthehet në skuadër portieri Marko Amelia.
Por sfida mes Romës dhe Milanit ka në qendër të vëmendjes edhe stafet teknike të të dyja skuadrave; Luis Enrike dhe Mauro Tasoti. Të dy këta personazhe, gjatë kohës kur ishin futbollistë kanë qenë protagonistë të polemikave të shumta në Botërorin e SHBA të vitit 1994. Në këtë eveniment, Tasoti kujtohet për një goditje të fortë me bërryl ndaj Luis Enrikes në ndeshjen mes Spanjës dhe Italisë, megjithatë trajneri i Romës nuk i jep aspak rëndësi këtij incidenti.
“Kanë kaluar 17 vjet nga episodi me Tasotin. Nuk kam asnjë problem me të. Ajo që ndodhi në fushën e lojës, u mbyll aty. E njoh Tasotin si person dhe nuk do ta kem problem t’i jap dorën kur të nisë ndeshja”, thotë trajneri verdhekuq.
Alegri: Ndeshje titulli me Romën
Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, mendon se ndeshja ndaj Romës (të shtunën në orën 18.00) do të jetë tejet e rëndësishme në luftën për titullin kampion.
“Roma-Milan do të jetë një ndeshje që do të përcaktojë shumë në luftën për titullin kampion. Duhen edhe dy ndeshje deri në pushimin e kombëtareve dhe Milani duhet të qëndrojë pranë kreut të renditjes. Verdhekuqtë janë një skuadër e re dhe që luan shumë mirë futboll”, deklaroi Allegri.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Milan, Allegri: Ndeshje titulli ndaj Romës
Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, mendon se ndeshja ndaj Romës (të shtunën në orën 18.00) do të jetë tejet e rëndësishme në luftën për titullin kampion. Conte: Ndaj Interit, ndeshje si të tjerat
“Ajo kundër Interit do të jetë një ndeshje e madhe ndaj një skuadre të madhe, por në fund të fundit vlen vetëm 3 pikë.” Neymar, futbollisti i preferuar i brazilianëve
Neymar, sulmuesi i Santos, është futbollisti i preferuar i tifozëve brazilianë. Hazard drejt Realit?
E ardhmja e mesfushorit të talentuar belg, Eden Hazard është tek Reali i Madridit. Të paktën kështu shkruajnë mediat belge të cilat thonë se 20-vjecari ka nënshkruar një parakontratë me skuadrën “mbretërore”. Kaka’ rikthehet në kombëtaren braziliane
Kaka’, mesfushori i Real Madrid, është rikthyer sot në kombëtaren braziliane pas një mungese prej 16 muajsh që nga hera e fundit që luajti me Selecaon në botërorin e Afrikës së Jugut.
Lajmet kryesore
Bllokohet pretenca e Gërdecit
Babai i fëmijës së vrarë, apel presidentit: Bëni drejtësi
Obama përshëndet paktin; Sarkozy: Gabim që pranuam Greqinë
Berisha përuron rrugë në Tropojë
Shtyhet ekstradimi i Ilir Kumbaros
BE kërkon investim kolosal nga Kina