E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inatoset Omar Sharif


Omar Sharif, një ndër ikonat e kinematografisë të vendeve arabe por fama e të cilit ka kapërcyer kufijtë e kësaj kinematografie është inatosur keq me një fanse.

Aktori 79-vjeçar, ylli i filmave “Lawrence of Arabia” dhe “Dr. Zhivago” nuk ka ngurruar ta shfaqë pakënaqësinë e tij ndaj fanses mbrëmjen e 27 tetorit teksa po parakalonte në tapetin e kuq të Doha Tribeca Film Festival në Katar. Ndër fansat e shumtë të mbledhur aty për aktorin, radha e atyre që donin të fotografoheshin me Omar Sharifin ishte jo e vogël. Në një moment është shfaqur një fanse e paduruar e tij që ka dalë përpara të gjithëve për të bërë fotografinë e saj me aktorin.

Reagimi nuk ka munguar nga aktori i inatosur tanimë, pasi ai ka parë skenën kur ajo është afruar për të bërë fotografinë me të pavarësisht faktit që nuk ishte radha e saj, dhe shumë persona të tjerë kishin kohë që prisnin për të takuar aktorin. Omar Sharif ka reaguar ashpër dhe i ka thënë diçka në gjuhën arabe duke e kritikuar se edhe ajo duhej të priste radhën, si gjithë të tjerët dhe më pas ka bërë një gjest aspak të hijshëm.

Aktori Omar Sharif në fakt njihet për sjelljet e tij arrogante dhe e ka të vështirë të përmbahet përballë disa situatave aspak të këndshme. Në vitin 2003 ai është dënuar me një muaj burgim me kusht pasi goditi një oficer policie në një kazioni të Parisit. Dhe në vitin 2007 ai u bë pjesë e një incidenti jo të zakonshëm, për një vend parkimi ai goditi një mjek në Beverly Hills. Dhe së fundmi Omar Sharif reagon ashpër ndaj një fanseje të paduruar në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Katar.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga gossip Histori dashurie mes Sandra Bullock dhe Keanu Reeves?
Sandra Bullock dhe Keanu Reeves janë miq prej vitesh, që kur interpretuan së bashku në filmin ‘Speed’. Për këtë arsye nuk ka asgjë të çuditshme në faktin që takohen shpesh për të kaluar kohën. Hamilton-Scherzinger, arsyeja e ndarjes
Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger thanë vetëm se u ndanë pas katër vitesh bashkë duke mos shpjeguar arsyet e përfundimit të romacës. Beyonce do të lindë vajzë
Sikundër shtatzënia e saj ka ndjellë përherë vëmendjen mediatike, edhe se çdo të jetë foshnja që do të sjellë në jetë këngëtarja Beyonce Knowles nuk mund të mos ngjallë kureshtje.
Robin Williams, muaj mjalti në Paris
Kanë shkuar vetëm pak orë nga publikimi i lajmit të martesës së tretë të aktorit komik Robin Williams dhe tani nga Parisi kanë nisur të publikohen dhjetra imazhe të çiftit. Big Brother, difektet e Adelajdës, Junës dhe Jonelës
Adelajda, Juna dhe Jonela ishin të ftuara në studion e emisionit ‘Pasdite në Top Channel’.

Lajmet kryesore

Bllokohet pretenca e Gërdecit
Babai i fëmijës së vrarë, apel presidentit: Bëni drejtësi
Obama përshëndet paktin; Sarkozy: Gabim që pranuam Greqinë
Berisha përuron rrugë në Tropojë
Shtyhet ekstradimi i Ilir Kumbaros
BE kërkon investim kolosal nga Kina

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›