E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan përgatit ofertë për Clichyn

Milani raportohet se është duke përgatitur një ofertë të vlefshme 14 milionë funte, në përpjekje për të marrë shërbimet e mbrojtësit të Arsenalit, Gael Clichy. Clichy konsiderohet si një prej më të mirëve në pozicionin e tij dhe Milani është i paepur ta sjellë atë në San Siro. Me mbrojtësin legjendar Paolo Maldini që pritet të varë këpucët, menaxheri i ekipit Carlo Ancelotti, dëshiron të gjejë një zëvendësim sa më perfekt.
Rosonerët e dinë se kanë nevojë të shtojnë ca rini në ekipin e tyre të moshuar, e që 23-vjeçari Clichy do të ishte një zgjidhje e qëlluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›