Chelsea mund ngushtë Manchester City (video)
Londër - Në javën e 29 të Preimier Ligës angleze, Chelsea arriti të mund Manchester City me rezultatin 1-0. Goli i vetëm i shnëuar në takim erdhi nga Essien në minutën e 18. Chelsea bëri një lojë më të mirë që në fillim ndërkohë që rrezikoi disa herë me anë të Essien dhe Anelkas por pa arritur të shënojë për më shumë se një herë. Manchester City u detyrua të tërhiqet në mbrojtje kundrejt sulmeve të njëpasnjëshme të Chelseas. Me këtë rezultat, Chlesea arrin në kuotën e 61 pikëve kundrejt35 pikëve të Manchester City.