E Shtunë, 31 Tetor 2026

Triumfon Inzaghi, shënon golin e 300-të

Milan - I aktivizuar pranë Milanit që nga viti 2001, 35 vjeçari Filippo Inzaghi ka shënuar golin e 300-të në karierën e tij. Në javën e 28 të Serisë A, Inzaghi ka bërë një shou të vërtetë përballë Sienës. Ai ka ngritur në këmbë sportadashësit italianë që kishin mbushur shkallët e stadiumit pas golit të parë të shënuar në takim duke e ngritur kështu kuatën e golave të tij në 300. Të gjithë shokët e skuadrës e kanë përgëzuar italianin pas golit famos. “U ndjeva si fëmijë. Shënova golin e 300-të. Kam edhe një vit tjetër me Milanin. Dua të arrijë rekordin e Roberto Baggio-s, 318”, tha ai pas takimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›