Klose i nënshtrohet operacionit
Mynih - I aktivizuar pranë ekipit të Bajernit të Munihut, lojtari i përfaqësues gjermane Miroslav Klose do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas një njoftimi për shtyp nga ekipi ku ai luani Klose, i dëmtuar në takimin përballë Bochum, në ditët në vazhdim do ti nënshtrohet një operacioni. Sipas njoftimit në fjalë, Klose nuk do të mund të luajë në dy javët në vazhdim.