E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në skenë me trupa të vdekur

Lady GaGa ka zgjedhur një metodë të re e cila i bën paraqitjet e saj edhe më shokuese – duke sjell trupa të vdekur në skenë.

Këngëtarja është duke bashkëpunuar me shkencëtarin e kufomave Gunther Von Hagen për të bërë një shfaqje interesante gjatë turneut të saj të quajtur “Monster Ball”.

Doktori gjerman Von Hagen është një figurë kontroverse i cili bën kërkime shkencore me kufoma duke bërë edhe ekspozita më ta.

Tani GaGa dëshiron që trupat e dizajnuar frikshëm të jenë të pranishëm në turneun e saj që do të arrij kulmin në marsin e ardhshëm në Las Vegas.

“Ajo është e fasjonuar me punën dhe jetën e Gunther. Ai është rritur në Gjermani, një vend që ajo e adhuron. Ai është një filozof dhe i përket llojit të saj. GaGa mendon se ata kanë shpirtra binjak dhe ata do të takohen në New York për show’un e ri”, ka thënë një shok i GaGa’s për “The Sun”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›