E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan sakrifikon për Ibran dhe Silvan

Milani ka nevojë për para dhe njëri nga futbollistët Kevin-Prince Boateng, Alexandro Pato, Antonio Cassano ose Robinho mund të largohet gjatë kësaj vere, për të mbajtur Zlatan Ibrahimoviçin dhe Thiago Silvan, bëri të ditur një burim i Goal.com.

Milani duhet të largojë disa lojtarë para fillimit të zezonit 2012-13, në mënyrë që të rigjenerojë të ardhura për transferime gjatë verës.

Ibrahimoviç dhe Thiago Silva kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha Evropiane, por Milani nuk dëshiron ti shes ata.

Edhe pse këtë katër lojtarë kanë qenë shumë të rëndësishëm në dy edicionet e fundit, Milani është i gatshëm të dëgjojë ofertat për ta.

Për Paton vazhdimisht është interesuar Paris Saint-Germain, Boatengun po e kërkojnë shumë klube nga Premierliga, Santosi kërkon ta huazojë Robinhon, ndërsa për Cassanon nuk ka oferta, por nëse luan mirë në Evropian mund të shfaqen klube të interesuara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›