Fyle Serbia te perparoje ne marredheniet me Kosoven

Komisari Evropian, Shtefan Fyle, pas takimit me zyrtarët e Qeverisë së Serbisë, ka thënë se Bashkimi Evropian ka qenë i lumtur për rekomandimin për statusin e kandidatit për Serbinë.
Por, data e bisedimeve nuk do të merret në dhjetor. Komisioni Evropian, ka thënë ai, do të rekomandojë menjëherë që Serbisë t’i jepet data e fillimit të bisedimeve për integrim, në rast se shihet një progres thelbësorë në marrëdhëniet me Kosovën.
“Nuk janë shtatë kushte, nuk janë dymbëdhjetë. Është vetëm një kusht që ne mendojmë se mund të realizohet. Mendimi ynë ka qenë transparent, pa kushte të reja, i arritshëm dhe po dërgojmë sinjale të qarta. Nuk ka nevojë të pritet dhe një vit, topi është tek ju”, ka thënë Fyle, pas një konference me kryeministrin serb, Mirko Cvetkoviq. Kryeministri serb ka thënë se Serbia është duke punuar në përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën, por në bazë të kushtetutës së Serbisë.
“BE-ja është përkushtim strategjik i Serbisë për jetë më të mirë”, ka thënë ai. Fyle, gjatë qëndrimit të tij në Beograd, pas Malit të Zi, merr pjesë edhe në hapjen e takimit të Nismës Igman, ku marrin pjesë presidenti serb, Boris Tadic, presidentët e Malit të Zi, Kroacisë, Bosnjës dhe përfaqësues tjerë politikë të vendeve të rajonit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Pacolli: Po mundohen të fshehin njohjet
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka denoncuar tentativat që sipas tij faktorë të caktuar po bëjnë për të fshehur kontributin e tij për njohjet e Kosovës.
Eurodeputetët: KE, shans Kosovës
Deputetët e Parlamentit Evropian shprehen se KE i ka dhënë Kosovës një mundësi të re me progres-raportin, që sugjeron nisjen e dialogut për liberalizimin e vizave brenda vitit. Thaci: Mbajtëm premtimin për vizat
Pozita dhe opozita në Kosovë kanë shkëmbyer në seancën e parlamentare të së premtes kritika dhe akuza për dështim, korrupsion dhe përfshirje në krim të organizuar. Shtohen barrikadat në veri
Ekstremistët serbë kanë vendosur sërish barrikada të premten në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës. Kosovë, dorëzohet progres-raporti
Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim të BE-së, Pier Mirel, kërkon nga institucionet e Kosovës reforma të thella në gjyqësi, administratë publike dhe ekonomi.
Lajmet kryesore
Topi kthen ligjin e mbetjeve
Preisdenti kundër nenit që lejon importin
Progres-raporti, Arvizu: Rezultat zhgënjyes
Topalli, akuza Topit e opozitës
Partitë, si në vitin 1914
Lezhë, konflikt për pronën, një i vdekur