Eurodeputetet KE shans Kosoves

Deputetët e Parlamentit Evropian shprehen se KE i ka dhënë Kosovës një mundësi të re me progres-raportin, që sugjeron nisjen e dialogut për liberalizimin e vizave brenda vitit.
Deputeti Hanes Swoboda, anëtar i Komisionit të Cështjeve të Jashtme, ka deklaruar se Kosova ka marrë një sërë ndihmash, por vetë ajo duhet të bëjë më shumë për implementimin e ligjeve.
Në vecanti, Swoboda e ka vënë theksin tek zbatimi i ligjeve për luftën kundër korrupsionit, që konsiderohet si nja nga plagët më të rënda të shoqërisë kosovare.
Ndërsa deputetja Ulrike Lunacek, njëkohësisht raportuese për Kosovën në PE, ka deklaruar se KE Qeveria kosovare të fokusohet në luftën kundër korrupsionit
Hanes Swoboda
Deputet në Parlamentin Evropian po përpiqet të jetë krijues dhe të ofrojë mundësi për afrimin e Kosovës.
Por, ka shtuar ajo, problem mbeten pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat refuzojnë të pranojnë se pavarësia e Kosovës është një fakt real.
“Ato nuk janë të gatshme të shkojnë një hap më tej dhe të pranojnë se ekzistenca e shtetit të Kosovës është një fakt. Megjithatë, ne duhet të punojmë së bashku”, ka thënë Lunacek.
Progres-raporti i KE për Kosovën sugjeron nisjen e bisedimeve Bruksel-Prishtinë për liberalizimin e regjimit të vizave, por nga ana tjetër vlerëson se shteti i ri duhet të bëjë më shumë përpjekje në luftën ndaj fenomeneve negative.
Ndërsa qeveria e Kosovës, nga ana e saj, e vlerësoi mundësinë e dhënë nga KE si një sukses të përpjekjeve të saj për afrimin me familjen evropiane.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Pacolli: Po mundohen të fshehin njohjet
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka denoncuar tentativat që sipas tij faktorë të caktuar po bëjnë për të fshehur kontributin e tij për njohjet e Kosovës.
Fyle: Serbia të përparojë në marrëdhëniet me Kosovën
Komisari Evropian, Shtefan Fyle, pas takimit me zyrtarët e Qeverisë së Serbisë, ka thënë se Bashkimi Evropian ka qenë i lumtur për rekomandimin për statusin e kandidatit për Serbinë.
Thaci: Mbajtëm premtimin për vizat
Pozita dhe opozita në Kosovë kanë shkëmbyer në seancën e parlamentare të së premtes kritika dhe akuza për dështim, korrupsion dhe përfshirje në krim të organizuar. Shtohen barrikadat në veri
Ekstremistët serbë kanë vendosur sërish barrikada të premten në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës. Kosovë, dorëzohet progres-raporti
Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim të BE-së, Pier Mirel, kërkon nga institucionet e Kosovës reforma të thella në gjyqësi, administratë publike dhe ekonomi.
Lajmet kryesore
Topi kthen ligjin e mbetjeve
Preisdenti kundër nenit që lejon importin
Progres-raporti, Arvizu: Rezultat zhgënjyes
Topalli, akuza Topit e opozitës
Partitë, si në vitin 1914
Lezhë, konflikt për pronën, një i vdekur