Kontigjenti i 15-të ushtarak shqiptar niset për në Kabul
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishte i pranishëm ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami, zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së kundëradmiral Kristaq Gerveni, gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Forcave të Armatosura, si dhe familjarë e të afërm të paqeruajtësve.
Kontigjenti përbëhet nga 22 oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profesionistë. Ky kontigjent, që zëvëndëson Kontigjentin e 14-të Paqeruajtës Shqiptar, do të vazhdojë të kryejë misionin e tij për ruajtjen dhe mbrojtjen e Bazës Ushtarake në Kabul, si dhe operacione të tjera siguruese e stabilizuese në këtë zonë të Afganistanit.
Ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami tha gjatë ceremonisë se “shqiptarët janë krenarë për ju, iu drejtua ai ushtarakëve paqeruajtës, për misionin, gatishmërinë dhe përkushtimin tuaj për të mbrojtur paqen kudo ku na kërkohet. “Ushtarakët që do të kthehen nga Afganistani shkuan në një kohë kur ne kishim ende një aspiratë të madhe, të anëtarësoheshim në NATO, - ka vijuar më tej Ministri Imami, - Ju shkoni në një kohë kur ne jemi vend anëtar i Aleancës. Kjo na angazhon më shumë për vendosjen e paqes kudo që na kërkohet. Ne nuk mund të presim që këtë thjeshtë ta bëjë dikush tjetër për ne. Ne duhet të veprojmë, duhet të shërbejmë për paqen dhe sigurinë në botë”.
Ministri Imami, veçanërisht ka vlerësuar bashkëpunimin me trupat ushtarake paqeruajtëse turke në Kabul, si dhe shprehu mirënjohje ndaj Turqisë dhe FA Turke për kontributin që ata kanë dhënë për kontigjentet shqiptare që kanë shërbyer me mision në Afganistan.
Në fund të fjalës së tij, ai i falenderoi edhe një herë paqeruajtësit për angazhimin në këtë detyrë të rëndësishme dhe i uroi për një kthim faqebardhë në atdhe, pas përfundimit me sukses të misionit në Afganistanin e largët.
Në ceremoni përshëndeti edhe ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë Hasan Ashan, i cili, ndër të tjera, vlerësoi arritjet e shënuara në procesin e transformimit dhe modernizimit nga FA Shqiptare, si dhe kontributin e tyre në ruajtjen e paqes dhe në luftën kundër terrorizmit.