E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet sulmuesi i Celsit, Mikel

Sulmuesi i Celsit, Xhon Obi Mikel, eshte arrestuar gjate nates se dites se shtune, ne akuzen e ecjes me shpejtesi ne rruge, duke mos ndaluar as para policise. Nigeriani eshte ndaluar ne mengjes pas ecjes me shpejtesi te madhe, me nje makine te tipit "Range Rover". Akuza e tij do te provohet me 3 prill. Lojtari rrezikon nje vit burg nga drejtesia dhe per kete shkak i eshte bllokuar edhe patenta. "Jemi njoftuar se Mikel eshte ndaluar dhe ka marre nje akuze formale, por me pare duhet te verifikojme te gjitha faktet", eshte komenti i klubit te Celsit per kete ngjarje. Vetem pak dite me pare nje episod i ngjashem ka ndodhur edhe me Stiven Zherard, i cili eshte perleshur ne rremuje ne nje lokal, pas ndeshjes dhe rrezikon gjithashtu te burgoset, disa muaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›