E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani I rikthehet stërvitjes pas pushimit të djeshëm

Milano - Milani i është rikthyer stërvitjeve ditën e sotme pas pushimit të djeshëm. Ançeloti vendosi ta linte pushim ditën e djeshme skuadrën e tij pas suksesit që arriti në fundjavë me Atalantën e “San Siro”.

Skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti filloi përgatitjet rreth orës 15:00 për ndeshjen e fundjavës që do të ketë në transfertë me Sienën. Milani ndodhet në vendin e tretë me 51 pikë, 12 më pak se Interi kryesues, dhe 5 pikë më pak se Juventusi i vendit të dytë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›