Adriano Galiani: Murinjo simpatik? Mmmh, çka!
Milano - Deklarata e Murinjos, se Milani do të dalë me zero tituj në fund të sezonit, i ka ndryshuar opinionin Galianit për të. Dalja publike në konferencën e fundjavës së Galianit, la të kuptohej se mendimi i tij për portugezin kishte ndryshuar. Administratori i Milanit pati shprehur simpatinë për Murinjon gjatë kohës që ai mbërriti tek Interi në muajt e verës.
Javën e shkuar trajneri i Interit deklaroi se Milani do të dilte me zero tituj këtë sezon, dhe kjo ia ka prishur qejfin administratorit të kësaj skuadre, i cili është shprehur: “Murinjo simpatik? Çka!”