E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iker Kasiljas: Sikur të mos ishte Stiven Xherardi!

Liverpul - Dëshira më e madhe e Iker Kasiljasit është të mungojë Stiven Xherard në superndeshjen Liverpul-Real i Madridit. Portieri i Realit më shumë se të gjithëve ia ka frikën kapitenit të Liverpulit, i cili gëzon një formë me të vërtetë të admirueshme.

“Luajmë në Liverpul për të fituar. Duam të rikthejmë hegjemoninë tonë në Europë. Kam dëgjuar të thuhet se ‘Anfield’ është një vend tepër i veçantë, dhe kjo gjë më motivon të jap më të mirën. Nëse në këtë përballje do të varej ndonjë gjë nga unë, do të dëshiroja të largoja Stiven Xherardin, megjithëse në ndeshjen e parë në Madrid nuk luajti ndonjë rol të madh”, deklaron përpara nisjes për në Angli portieri Iker Kasiljas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›