Arin Han i pranishëm në sfidën Elbasani-Tirana
Elbasan - Ari Han do të jetë prezent në takimin e kthimit Elbasani-Tirana, i vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Holandezi do të vëzhgojë nga afër disa futbollistë të cilët aktivizohen në këto dy ekipe. Ansi Agolli, Andi Lila dhe Endri Vrapi, aktualisht janë pjesë e kombëtares, ndërsa Migen Memelli dhe Nevil Dede janë dy kandidaturat e tjera kryesore.
Ndeshja Elbasani-Tirana do të luhet nesër në stadiumin “Ruzhdi-Bizhuta”, dhe pritet të ndiqet nga një numër i konsiderueshëm tifozësh. Këto dy ekipe kanë një konkurencë të “egër” me njëra-tjetrën, gjë që pritet të përsëritet edhe nesër. Ndeshja e parë në kryeqytet është mbyllur në barazim 0-0.