E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toyota prezanton makinën e re

Ashtu si Ferrari tre ditë më parë edhe skuderia e Toyotas ka prezantuar makinën e re që do të garojë në sezonin e ardhshëm.Makina do të quhet TF 109 dhe në skuderinë japoneze objektivi është I qartë ,të fitojnë një garë të Formulës një për herë të parë në historinë e tyre.Këtë gjë e ka bërë të ditur Presidenti I skuadrës Yamashima I cili është shprehur se objektivi jonë është që të luftojmë për të fituar garën tonë të parë në Botën e motorrave.Ndërkohë që një nga pilotët e skuderisë japoneze italiani Jarno Trulli shprehet se ka ende shumë për të dhënë në Formulën NJë dhe një nga objektivat e tij është që të fitojë garën e parë me Toyotan.Makina e re TF 109 është ndërtuar në mënyrë të tillë që të jetë stabël dhe të mos ketë probleme gjatë garave.Mbetet për tu parë puna në pistë e skuderisë japoneze për ta krahasuar atë me skuadrat e tjera të mëdha të Formulës NJë.Toyota ka në skuadër një nga pilotët më të vjetër dhe më me eksperiencë në Formulën NJë siç është italiani Jarno Trulli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›