Milani blen mbrojtesin amerikan, Onievu
Milani arriti me shpejtesi nje marreveshje me lojtarin e qendres, Oguci Onievu. 27-vjecari, i cili shkelqeu me SHBA ne Kupen e Konfederatave gjate muajit te kaluar eshte bashkuar me Milanin ne nje transferim te lire nga Standardi i Liezhit, duke nenshkruar nje kontrate tre vjecare. Klubi publikoi se lojtari ka firmosur dhe madje mban edhe pasaporte belge qe do te thote se Enievu nuk do te konsiderohet si nje lojtar jashte Komitetit Evropian dhe i lejon kuqezinjve qe te aktivizojne me shume futbolliste ne kete sezon, nga kontingjenti i te huajve. Milani bleu shume pak lojtare gjate merkatos se veres, per shkak se jane vleresuar ne maksimum futbollistet qe mbyllen sezonin e fundit, edhe pse nuk u arrit maksimumi ne kampionat dhe ne "Champions". Largimi i trajnerit Karlo Anceloti dhe rikthimi i Lenoardos pritet te sjelle ciklin e ri qe Galiani premtoi para tifozeve kuqezi.