E Diel, 1 Nëntor 2026

Riberi, kartoni kushton 80 milione euro

Bajerni i Mynihut ka caktuar nje cmim prej 80 milione euro per mesfushorin e Frances, Frenk Riberi. Lojtari, pjese e gjigantit gjerman, ka insistuar se deshiron qe te bashkohet me Realin e Madridit. Bajerni ka vene nje ultimatum deri me 16 korrik, per te vendosur nese do te bleje apo jo, kartonin e lojtarit. Me shitjen e Kristiano Ronaldos, per nje cmim preh 92 milione euro dhe blerjes se Kaka per 65 milione euro, Bajerni i Mynihut ka bere edhe vleresimin e lojtarit, ne baze te kualiteteve te secilit prej tyre. Trajneri i Bajernit, Luis Van Gal leshoi nje ultimatum per lojtarin qe edhe ai te jete sa me i prere per t'u larguar, ose qe te mbetet pjese e Bajernit te Mynihut. Frenk Riberi shkelqyer gjate sezonit te fundit me Bajernin e Mynihut, duke u shnderruar ne nje prej lojtareve me te mire te botes. Riberi eshte cilesuar si lojtari me i mire qe ka luajtur ne Gjermani, gjate viteve te fundit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›