Milani do të luajë sonte në transfertën e Portsmuthit
Start - Milani do të luajë sonte ndeshjen radhës për Kupën Uefa në transfertë kundër Portsmuthit të Toni Adamsit. Ançeloti pritet të hedhë në repartin e avancuar Shevçenkon me Inzagin të mbështetur nga Kaka’. Në këtë përballje kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren e tretë në grupin E.
Trajneri i anglezëve, Toni Adams, në sulm do të ketë Krauçin dhe Kanunë. I pari është i njohur për mbrojtjen e Milanit, pasi luajti kundër tyre në finalen e Ligës së Kampioneve me Liverpulin në majin e vitit 2007. Ndërsa Kanu ka luajtur me Interin, dhe ishte pjesë e Ajaksit të Van Galit në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 1995, kur Milani i madh drejtohej nga Kapelo. Kujtojmë që skuadra e atëhershme e Kanusë u shpall kampione falë një goli të Klaivertit.
Ndeshja do të luhet në orën 21:05. Më poshtë do të paraqesim formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.
Portsmouth-Milan
PORTSMOUTH (4-4-2): James; Johnson, Kaboul, Distin, Pamarot; Diop, Davis, Hughes, Belhadj; Kanu, Crouch. Trajner: Adams.
MILAN (4-3-1-2): Dida; Zambrotta, Senderos, Favalli, Antonini; Flamini, Emerson, Gattuso; Kakà; Shevchenko, Inzaghi. Trajner: Ancelotti.
Gjyqtar: Gumlenny (Belgjik).