E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezulton i suksesshëm operacioni i Altin Lalës

Hanover - Operacioni i kapitenit të kombëtares shqiptare, Altin Lala, përfundoi me sukses. Lojtari pati shfaqur probleme ne diskun e poshtëm kurrizor. Ndërhyrja kirurgjikale është kryer nga Prof. Dr. Volfgang Lanksh në Institutin Internacional të Neuroshkencës në Hanover.

Sipas burimeve pranë lojtarit gjithçka ka kaluar pa komplikacione. Altin Lala mendohet se do të qëndrojë jashtë fushave deri në përfundim të këtij sezoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›