Ari Han ndodhet në Kinë për të vëzhguar Nevil Deden
Start - Ari Han mësohet se ndodhet në Kinë për të vëzhguar nga afër mbrojtësin Nevil Dede, i cili luan prej dy sezonesh në këtë kampionat. Hani ka ndjekur nga afër Deden, i cili luante me skuadrën e tij ndeshjen e parafundit të kampionatit.
Sipas burimeve pranë lojtarit, mësohet se ai nuk ishte fare në dijeni të pranisë së teknikut të kombëtares në ndeshjen që ai po zhvillonte. Lojtari është vënë në dijeni për këtë fakt pas përfundimit të takimit nga menaxheri i Changsha Ginde, ekipi me të cilin ai luan.
Paraqitja e “ish-lojtarit” të kombëtares shqiptare në këtë takim ishte e pëlqyeshme. Tani që përfundon sezoni në Kinë, Dede përflitet se do të kalojë në kampionatin shqiptar, ku skuadrat më të mundshme për të marrë shërbimet e tij janë Elbasani dhe Besa.