Milani merr një barazim me Portsmuthin dhe kalon grupin
Portsmuth - Inzagi barazon rezultatin e Milanit në ndeshjen e transfertës me Portsmuthin. Kuqezinjtë ndodheshin në disavantazh të dy golave deri në minutën e 84’. Për anglezët pati shënuar Kaboul në të 62’, dhe Kanu në minutën e 73’.
Kur dukej se Milani po e humbiste takimin, vjen një gjuajtje perfekte e Ronaldinjos nga një goditje dënimi, dhe topi përfundon në rrjetë. Në ato minuta kundërshtarët e vetëm të Milanit ishin koha e pakët e mbetur dhe shiu.
Presioni i italianëve e ktheu skuadrën e Toni Adamsit të gjithën në mbrojtje të rezultatatit. Kur gjyqtari i katërt akordon 3 minutat shtesë, për skuadrën e tij mendon Pipo Inzagi, i cili shënon një supergol pas një pasimi të shkëlqyer të Zambrotës.
Me barazimin e mbrëmshëm Milani arrin të sigurojë kalimin për në turin tjetër, kur i ka mbetur dhe një ndeshje për të zhvilluar. Kujtojmë që Milani do të qëndrojë pushim në ndeshjen e radhës.