E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani, ende shpresa për titullin

Me një gol të shënuar në San Siro kundër Genoas, Milani ka mbajtur gjallë shpresat për titullin e Serie A.Pas një gjysme të parë të zbehte, në pjesën e dytë Rossonerët e kërkuan fitoren, mirëpo vështirë arrinin të shënojnë.Në minutën e 73-të, skuadra mysafire mbeti me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Bosko Jankovic me karton të kuq.Dhe më në fund erdhi goli. Tri pikë kuqezinjve ua siguroi Kevin-Prince Boateng, i cili shënoi golin e fitores (86`).Pas kësaj fitoreje, Milani mban hapin me tri pikë pas Juventusit, në garën për titullin e kampionit të Italisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›