E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani fiton me Real Madridin 3-2

Skuadra e Milanit ka heshtur të gjithë kritikët duke mposhtur Real Madridin në Santiago Bernabeu me rezultat 3-2.
Ndeshja kryesore e xhiros së tretë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve është zhvilluar ndërmjet dy skuadrave më të trofeshme në Ligën e Kampionëve, të cilat kanë zhvilluar ndeshjen e xhiros së tretë në Grupin C.
Në pjesën e parë të dyja skuadrat zhvilluan një lojë më të mbyllur dhe më të kujdesshme, mirëpo një gabim trashanik të portierit Dida, e shfrytëzoi ikona e Los Blancos, Raul, i cili i solli mbretërit në epërsi (19').
Në pjesën e dytë u zhvillua një ndeshje më dinamike, ku u shënuan katër gola.
Mesfushori italian Andrea Pirlo barazoi rezultatin pas një supergoditje nga distanca, duke lënë të shtangur portierin Iker Casillas (62').
Milani e kaloi në epërsi Alexandro Pato (66'), i cili pranoi një top nga Massimo Ambrosini për të shënuar golin e dytë për mysafirët.
Los Blancos barazuan rezultatin me anë të të inkuadruarit në pjesën e dytë, Royston Drenthe (76'), i cili pas një skeme me Raulin mposhti portierin Dida.
Ndërkohë tri pikë të merituara Milanit ia solli braziliani Pato me golin e dytë personal dhe të tretin në këtë ndeshje (88')

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›