E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guaino: Forcimi i euros, kosto për Evropën

Forcimi i euros përballë dollarit do të jetë një kosto e madhe për Evropën. Kështu është shprehur Henri Guaino, këshilltar i presidentit francez Nicolas Sarkozy. Sipas tij këmbimi i euros me 1 dollarë e gjysmë do të ketë efekt rrënues për ekonominë dhe industrinë europiane. Ai gjithashtu ka theksuar se duhet një dollar i fuqishëm që kontinenti i vjetër të nisë rimëkëmbjen nga kriza ekonomike.
Guaino ka theksuar gjithashtu se nuk mund ta "paguaj" Evropa çmimin e një ngërci mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës.
Ndërkohë Kina ka një vit që shtrëngon juanin përballë dollarit të dobësuar, duke përfituar qetësisht nga të gjitha avantazhet e eksportit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›