E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani kualifikohet për në Kupën e Italisë

Milani ka shkatërruar Barin në sfidën e zhvilluar në San Siro me rezultat 3-0 e cila ishte e vlefshme për 1/8 e finales së Coppa Italia.

Milani u tregua ekip tepër i fortë për barezët të cilët në asnjë moment nuk ishin kërcënues për kuqezinjtë të cilët kishin në formacionin e tyre edhe maturantë.

Rezultatin e zhbllokoi kush tjetër përveç jashtë-planetarit Zlatan Ibrahimovic i cili dëshmoi klasin kur pasi pranoi një top nga Robinho, krijoi hapësirë dhe realizoi për 1-0.

Pak para fundit të pjesës së dytë shfaqet përsëri Robinho me një asistim fenomenal për gjermanin e ri Alexander Merkel, i cili me të parën goditi për 2-0 dhe epërsinë e dyfishtë të Milanit.

Në pjesën e dytë u konfirmua njeriu i ndeshjes. Robinho e vuri qershinë mbi tortë kur realizoi për 3-0 pas një pasimi të Alexander Merkel, i cili ia ktheu ‘borxhin’ për golin e dytë.

Ndeshja nuk pati ndryshime deri në fund të saj dhe Milani me këtë fitore të lartë e sheh veten në çerekfinale të Coppa Italias, ku do të përballet me Sampdorian jashtëzakonisht të papërshtatshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›