3 mega-fakte nga 16 javët e para

Portali sportiv Albania-sport.com” prezanton tre fakte nga 16 javët e para të sezonit 2010-2011, të cilat shpallën kampione dimri, Flamurtarin (34 pikë) dhe golashënuesin më të mirë, Pero Pejiçin e Tiranës: 12 gola.
1- PIKËT – Flamurtari ishte ekipi që grumbulloi më shumë pikë gjatë 16 javëve të para: 34 pikë, i ndjekur nga Skënderbeu (31) dhe Vllaznia (28). Më shumë pikë në shtëpi grumbulluan Skënderbeu dhe Flamurtari, nga 24. Më shumë pikë në transfertë grumbulloi Vllaznia, 12. Nga ana tjetër e “monedhës”, Elbasani ishte ekipi që grumbulloi më pak pikë: në fakt, 12, por zyrtarisht mbyll renditjen me 9 pikë, pasi 3 pikë i janë hequr nga FIFA për shkak të mospagimit të kroatit Darko Periç. Besa dhe Bylisi grumbulluan nga 15 pikë, duke ndarë vendet 10-11. Më pak pikë në transfertë grumbulloi Bylisi: 0 pikë. Bylisi është i vetmi ekip që nuk ka grumbulluar asnjë pikë në transfertë: 8 ndeshje, 8 humbje.
2 - NDESHJET – Flamurtari mban dhe numrin më të madh të fitoreve: 11 në 16 ndeshje. Ekipi i dytë me më shumë fitore është Skënderbeu (10) e më pas Vllaznia (8). Kampionia në fuqi, Dinamo, ka regjistruar 7 fitore, po aq sa Tirana. Ekipet që ka shijuar më pak fitore janë Elbasani dhe Besa: nga 3, Bylisi. Flamurtari dhe Skënderbeu janë dy ekipet e vetem që i kanë fituar të gjitha ndeshjet në shtëpi. Bylisi dhe Kastrioti nuk kanë fituar asnjë ndeshje në transfertë. Asnjë humbje në shtëpi kanë Flamurtari dhe Skënderbeu. Besa është skuadra e barazimeve: 6 në 16 ndeshje. Më pas vijnë Kastrioti dhe Tirana, nga 5. Më pak barazime Flamurtari dhe Skënderbeu, nga 1. Flamurtari, Vllaznia dhe Tirana janë ekipet që kanë pësuar më pak humbje, nga 4. Më shumë humbje ka pësuar Elbasani: 10 në 16 ndeshje. Në shtëpi më shumë humbje ka pësuar Elbasani: 3. Në total u realizuan 76 fitore: 59 nga ekipet vendase dhe 17 nga ato udhëtuese. Gjatë 96 ndeshjeve të para u realizuan 20 barazime. Barazimi me më shumë gola është ai 3-3 Dinamo-Laçi.
3 - GOLAT – Shënuesi më i mirë i 16 javëve të parë ishte sulmuesi i Tiranës, Pero Pejiç: 12 gola, i ndjekur nga Daniel Xhafaj i Flamurtarit, 12. Gjatë këtyre javëve u shënuan 3 tripleta: Kuli (Shkumbini), Martinena (Dinamo) dhe Bërkiç (Skënderbeu). Gjatë 16 javëve ose 96 ndeshjeve të zhvilluara u shënuan në total 288 gola. Ekipet vendase shënuan 155 gola, ato udhëtuese realizuan 83 gola. Ndeshjet me më shumë gola janë Teuta-Bylis 6-0, Skënderbeu-Kastrioti 5-1. Skënderbeu është skuadra që ka shënuar më shumë gola në këto 16 javë: 26 gola. Nga 25 gola kanë shënuar Flamurtari dhe Dinamo. Më pak gola ka shënuar Besa: 12 gola, më pas vijnë Vllaznia (16) dhe Elbasani (17). Më shumë gola në shtëpi realizoi Skënderbeu: 20 të tillë. Më pas vijnë Flamurtari dhe Tirana, nga 16. Më pak gola shënoi Besa: 5. Më shumë gola në transfertë realizoi Dinamo: 13. Më pak gola në transfertë shënoi Teuta: 3. Më pas vijnë Vllaznia dhe Kastrioti, nga 4.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 20 Janar 2011