Superliga, për Flamurtarin titulli nis nga Kruja

Me ndeshjen Kastrioti-Flamurtari (sot, ora 13:00 në Krujë) nis viti futbollistik 2011, ndërsa Kategoria Superiore rinis me javën e 17-të. Flamurtari, lideri i kampionati dhe kampion i dimrit, është para një prove të vështirë ndaj krutanëve (vendi i 9-të, 20 pikë), kjo dhe për faktin se në dy transfertat fundit, vlonjatët kanë humbur ndaj kundërshtarëve të tyre: 2-1 me Tiranën (java 13) dhe 1-0 me Bylisin (java 15). Madje në transfertë formacioni i Gugash Maganit ka një bilanc negativ – 4 humbje në 8 ndeshje.
Gjithsesi, Flamurtari i milionave (të Bashkisë së Vlorës) mbërrin në Krujë me kujtimet e fitores në fazën e parë. Një 3-0 i pastër: me golat e realizuar nga Lena, Shehaj dhe Xhafaj, por dhe me një sulm të frikshëm, në 16 ndeshjet e para me një total prej 25 golash. Trajneri Gugash Magani ka në vijën e parë veteranin Daniel Xhafaj (15 ndeshje/10 gola); Aleksandar Bajevksi (12 ndeshje/2 gola) dhe Ardit Shehaj (10 ndeshje/1 gol) dhe tani së fundi edhe Sebino Plaku (15 ndeshje/3 gola me Tiranën).
Duke i shtuar edhe përgatitjet e forta gjatë fazës përgatitore në Antalia të Turqisë, Flamurtari i fitoi të katër ndeshjet miqësore: Malatyasporin, Ankaradenisporin, Saba Qoom të Iranit dhe me Samsusporin, duke dhënë sinjale të qarta se synon fort titullin e dytë pas atij të fituar 20 vjet më parë, në sezonin 1990-1991.
Nga ana e tij, Kastrioti e ka fituar ndeshjen e fundit në shtëpi: 2-1 me Bylisin, ndërkohë që në takimet e zhvilluara në Krujë, skuadra e Ramadan Ndreut nuk humbet prej katër ndeshesh (të gjitha fitore), me humbje e fundit të shkaktuar nga Dinamo (2-1), një takim i vlefshëm për javën e 9-të. Flamurtari nuk do të ketë kundër Kastriotit mesfushorin Devolli (i dëmtuar) si dhe Ahmatajn dhe Gramin (që të dy të pezulluar).
Të shtunën, do të luhen takimet Bylis-Laçi (13:00) dhe Vllaznia-Besa (13:00), ndërsa të dielën Elbasani-Dinamo (13:00) dhe Shkumbini-Teuta (13:00). Java e 17-të mbyllet me supersfidën Tirana-Skënderbeu, takim që do të luhet me drita në stadiumin “Qemal Stafa” (17:00). Skuadra tdo të paraqiten me shumë ndryshime në këtë pjesë të dytë të sezonit, kjo dhe për shkak të merkatos që kanë bërë të gjitha klubet.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 17
Të premten, 21.01.2011
Kastrioti-Flamurtari 13:00
Të shtunën, 22.01.2011
Bylis-Laçi 13:00
Vllaznia-Besa 13:00
Të dielën, 23.01.2011
Elbasani-Dinamo 13:00
Shkumbini-Teuta 13:00
Të hënën, 24.01.2011
Tirana-Skënderbeu 17:00
1. Flamurtari 34
2. Skënderbeu 31
3. Vllaznia 28
4. Tirana 25
5. Dinamo 25
6. Teuta 21
7. Laçi 21
8. Shkumbini 20
9. Kastrioti 20
10.Besa 15
11.Bylis 15
12.Elbasani 9
- Elbasani është penalizuar me –3 pikë nga FIFA për shkak të mospagimit të lojtarit Darko Periç
GOLASHËNUESIT
12 gola: Pejiç (Tirana)
10 gola: D. Xhafaj (Flamurtari)
8 gola: Balaj (Dinamo); Bërkiç –1p (Skënderbeu)
7 gola: Çota (Teuta); Vila – 1p (Dinamo)
6 gola: Sinani (Vllaznia); Kuli –1p (Shkumbini), Dalipi -1p (Elbasani); Cikalleshi –1p (Besa)
5 gola: Martinena (Dinamo); Dimo (Bylis); Babiç (Kastrioti); Sadiku (Elbasani), Soza (Skënderbeu); Mile – 1p(Laçi);
4 gola: Selimi –2p (Laçi); Soza, Joliç (Skënderbeu); Mihani –1p (Besa); F.Xhafa (Bylis), Ahmataj (Flamurtari); Alikaj (Kastrioti);
3 gola: Grizha, Gërboviç (Shkumbini); A.Lila –1p, Plaku (Tirana); Shkëmbi –1p (Skënderbeu), Nora (Shkumbini);
2 gola: Biskup (Skënderbeu); Veliaj, Progni, Sakaj –2p, Bajevski (Flamurtari); A.Lila –1p, Plaku (Tirana); Jovanoviç 1p, Vajushi, Nallbani (Vllanzia); Guy, Popoviç (Bylis); Alikaj, Alvizh (Kastrioti); Frashëri (Teuta), Hysa, Marashi (Laçi)
1 gol: Ristevski, Gava, Lloga, Radoviç (Elbasani); Malindi, Muka, Osmani, Zizoviç, Tusha, Morina, S.Lilaj (Tirana); Rajoviç, Shtubina, Gocaj (Vllaznia); Gega, Egbo –1p, Bega, Kepi, Kule (Bylis); Dervishi, Shenaj, Mujdragiç (Shkumbini), Djarmati, Jushi, Tepshi, Muçollari, Shameti, Turdiu –1p, Leci (Kastrioti); Roshi, Shehaj, Lena, Liçaj, Devolli (Flamurtari); Vishaj (Skënderbeu); Çavriç, Hysa, Vuçaj, Kaja, Shazivari, Buljan (Laçi); A.Hoxha, Sheta, Dosti (Teuta), Malarkane, Allmuça, Sefa, Muzaka (Dinamo), Velija, Dos Santos (Besa)
Autogola: Ramazani (Elbasani, në favor të Bylisit); Ristovski (Skënderbeu, në favor të Elbasanit); Sakaj (Flamurtari, në favor të Elbasanit); Jakupi (Besa, në favor të Skënderbeut), Lako (Skënderbeu, në favor të Teutës); Fagu (Skënderbeu, në favor të Vllaznisë).
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 20 Janar 2011