E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zwanziger, ultimatum Sammerit

Theo Zwanziger, president i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), i ka dhënë ultimatum drejtorit sportiv të kombëtares gjermane, Mathias Sammer që të zgjedhë mes Gjermanisë dhe postit të trajnerit te Hamburgu.

“Dua që Matthias Sammer ta qartësojë pozicionin e tij të premtën. Ne nuk jemi në një situatë ku DFB mund të jetë e pasigurtë për postin e drejtorit sportiv”, theksoi Zwanziger.

Sammer ditët e fundit është përfolur për një kalim te Hamburgu, ku thuhet se i është ofruar një pagë e majme. Në mëngjes Kicker njoftoi se Sammer do të përfitonte te Hamburgu 2.5 milionë euro, shumë më e madhe kjo se sa ajo te bordi i kombëtares gjermane (1.8 mil).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›