Ronaldinjo do të jetë udhëheqësi i Seleçaos
Trajneri Menesez do t’i besojë veteranit të Flamengos rolin e liderit në ndeshjen e luksit
Brazili ka nisur përgatitjet në prag të ndeshjes miqësore kundër rivalëve të përjetshëm të Argjentinës, e cila do të luhet të mërkurën. Dy gjigandët e futbollit botëror u përballën mes tyre vetëm dy javë më parë, duke dhuruar shumë pak emocione në një ndeshje që u mbyll pa gola, por përtej rezultatit dy trajnerët kërkojnë të provojnë lojtarë nga kampionatet vendase. Trajneri Brazilian Mano Menesez i ka lënë hapësira shumë lojtarëve debutues, të cilët kanë mundëesinë e artë për të bindur teknikun për një vend në kombëtare, duke 0përfituar edhe nga mungesa e lojtarëve titullarë si Pato apo Robinho, të cilët janë të dëmtuar. Përvec Argjentinës, Brazili do të luajë dhe dy miqësore të tjera në fillim të muajit tetot kundër Kosta Rikës dhe Meksikës. Të treja këto miqësore do të jenë edhe mundësia e Ronaldinjos për të treguar se është ënde i vlefshëm për “Selecao’. Një nga lojtarët më të mirë të dekadës së fundit është kthyer në kampionatin Brazilian pas një aventure të shkëlqyer në Europë me Barcelonën dhe Milanin, ndërsa vetëm muajin e fundit është rikthyer në kombëtare. Bashkë me talentin Nejmar, Ronaldinjo ka detyrën e vështirë për të tërhequr Brazilin drejt suksesit. Po ashtu, miqësoret e shumta që Brazili ka në program do t’i shërbejnë trajnerit Mano Menezes të krijojë një ide të qartë për futbollistët që do të grumbullojë për Botërorin 2014, ku pesë herë kampionët e botës kërkojnë të kthehen te triumfi pas zhgënjimeve në vitet e fundit në kompeticionet ndërkombëtare.