E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona lavdëron lojtarët e Barcës

Trajneri i kombëtares argjentinase, Diego Maradona, ka lëshuar një sërë fjalësh të mira për lojtarët e Barcelonës pas fitores së fundit ndaj Real Mallorcas gjatë të shtunës. Maradona pas ndeshjes është takuar me menaxherin e ekipit Pep Guardiola dhe pastaj ka kërkuar të flasë me lojtarët. "Ju jeni shembull për të gjithë. Vazhdoni kështu. Ju lavdëroj pasi atë çfarë bëni ju ka aq shumë meritë dhe luani një futboll të shkëlqyeshëm. Nëse vazhdoni në këtë mënyrë, patjetër se do kjo të përfundojë me tituj të fituar", iu ka thënë Maradona lojtarëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›