E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani me sponsor të ri

E përditshmja sportive italiane “Il Corriere dello Sport” raporton se Al Maktoum ka rënë dakord për t’i paguar klubit italian 15 milion euro në sezon deri në vitin 2014, duke u bërë sponzori kryesor i ekipit të Serisë A. Kësaj shume do t’u shtohen edhe përfitimet në rast suksesi në Ligën e Kampionëve.Kjo lëvizje ka bërë që të lindin spekullime mbi një blerje të mundshme nga ana e sheikut arab të 40 për qind të aksioneve të kuqezinjve nga “Fininvest”, shoqëria që menaxhon financat e klubit nga Milano. Sipas mediave, këstin i parë prej 15 milion eurosh kuqezinjtë do ta vënë në dispozicion të Volfsburgut, për të marrë shërbimet e sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko.                                                                                              

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›