E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani "merr frymë", Pato do jetë në Mançester

Analizat e hollësishme kanë treguar se 20-vjeçari nuk ka pësuar tërheqje muskulore në kofshën e djathtë. Megjithatë, ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit kuqezi në përballjen e të shtunës në mbrëmje me Romën në “Olimpiko”.

Këto janë dhjetë ditët vendimtare të këtij sezoni për ekipin nga Milano, pasi në fillim do synojë të konfirmohet si rivali i Interit në kampionat, kurse më pas do përpiqet të përmbysë disavantazhin e sfidës së parë, për të siguruar një biletë në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›