Marrëveshje të re policore Shqipëri-Kroaci
Gjatë takimit u ra dakord për nënshkrimin e një marrëveshje të re për bashkëpunimin policor. Marrëveshja e mëparshme për bashkëpunim policor është nënshkruar që në vitin 1993 dhe për këtë arsye ministrat Basha dhe Karamarko ranë dakot në takim për rinovimin e saj brenda një kohe sa më të shkurtër, me synim thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
“Risia e kësaj marrëveshjeje të re është që përveç shkëmbimit të informacionit e të përvojës, ajo do të parashikojë qartësisht bashkëpunim të ngushtë edhe për operacione të përbashkëta kundër krimit të organizuar terrorizmit dhe sfidave të tjera të rendit publik dhe të sigurisë në dy vendet tona”,u shpreh Ministri Basha.
Ministri i Brendshëm i Kroacisë vlerësoi nga ana e tij se rinovimi i marrëveshjes do të mundësojë në radhë të parë shtrirjen e bashkëpunimit në të gjitha nivelet si dhe u shpreh se sheh tek pala shqiptare një partner të sigurtë e të besueshëm.
Ministri Basha informoi gjatë takimit Ministrin Karamarko mbi arritjet e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve të paligjshme. Po kështu Basha informoi në takim edhe mbi përparimin e Shqipërisë në fushën e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave, duke u ndalur në procesin e pajisjes së qytetarëve me pasaporta biometrike dhe në procesin e modernizimit dhe instalimit të teknologjisë më të lartë të kontrollit në pikat e kalimit kufitar.
Në përgjigje të interesimit të medias, lidhur me vlerësimet për Shqipërinë në raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA për luftën kundër narkotrafikut, Ministri Basha u shpreh se ai evidenton qartë se Shqipëria ka luftuar në mënyrë agresive trakikun e lëndëve narkotike.