Turqi/Përleshje mes turqëve dhe aktivistëve kurdë
Gjatë ditës së dielë janë regjistruar përplasje të dhunshme mes nacionalistëve turqë dhe aktivistëve kurdë në Stamboll. nga të dhënat e policisë, raportohet për të paktën për një të plagosur me armë zjarri dhe disa të ndaluar nga autoritetet lokale. Përleshjet mes grupeve ndodhën në kohën kur kurdët po demonstronin në qendër të Stambollit kundër vendimit të gjykatës që nxjerr jashtë ligjit partinë më të madhe kurde. Protesta të dhunshme u regjistruan edhe gjatë fundjavës edhe në zonat me shumicë kurde. kështu, pas ndalimit, vetëm në parlamentin turk, partia përfaqësuese kurde ka zhvilluar trazira të dhunshme në juglindje të vendit me shumicë kurde. Në disa qytete, qindra demonstrues u përleshën me forcat e policisë duke i sulmuar këta të fundit me bomba djegëse dhe gurë. Policia përdori gaz lotsjellës dhe makina ujëhedhëse. Gjykata Kushtetuese turke të premten ndaloi partinë për një shoqëri demokratike, DTP, për shkak të kontakteve gjoja me organizatën ilegale kurde, PKK. Bashkimi Europian dhe SHBA-ja u shprehën të shqetësuar për këtë situatë të krijuar në Turqi.