Milani mund Breshian dhe rimerr kryesimin
Roma ka shperdoruar dy pike ne transferten e Verones me Kievon ne nje fushe qe i ngjante nje mocali. Verdhekuqte duket sikur e mbyllin ndeshjen qe ne pjesen e pare fale dopietes se Simplisios por Moskardeli dhe Granoke barazojne shifrat ne te dyten. Pa Totin Borrielon dhe Menezin skuadra e Ranierit luan bukur per 45 minuta por ne te dyten nervozizmi i romaneve ben qe De Rosi me shoke i ndeshkuar ne fund me karton te kuq te falin dy pike. Nderkohe ne sfiden tjeter Milani shkaterron Breshian ne shifrat 3-0. Boateng Robinjo dhe Ibrahimovic jane ata qe vulosin tri piket e radhes per kuqezinjte qe rikthehen te vetem ne krye te Serise A me 33 pike tri me shume se Lacio dhe plot 10 me shume kusherinjte zikalter.