E Diel, 1 Nëntor 2026

Precedenti Dritan Dajti, avokat Nezha kërkon 200 mijë euro për ta mbrojtur

Dritan-dajtiTiranë- Avokat Ndue Pjetra është paraqitur mëngjesin e sotëm në seancën gjyqesore të Dritan Dajtit duke vendosur edhe dy kushte që dosjen ta marrë ai në mbrojtje ligjore.

Pas dështimit të qindra seancave për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës, Pjetra tha sot se kërkon 30 ditë kohë për studimin e dosjes. Po ashtu kërkon edhe 200 mijë euro për të bërë mbrojtjen e dosjes Dajti.

Ndërkohë togat e zeza të Krimeve të Rënda janë tërhequr për të marrë vendimin nëse do ti pranojnë kushtet e avokat Pjetrës duke theksuar se pagesa e avokatit do të bëhet sipas dispozitave në fuqi.

Ndërkohë vetë i pandehuri Dajti i ka kërkuar gjykatës t’i pranojë kërkesat e Pjetrës, pasi siç tha ai i pëlqen performanca e tij.

Bga ana tjetër prokurori Nezha ka deklaruar se Pjetra po bëhet palë me Dajtin për zvarritjen e procesit gjyq7sor ndaj tij.

Precedenti Dajti

Dajti, i cili ka studiuar për drejtësi, duket se ka themeluar precedentin e parë në drejtësinë shqiptare. Ligji parashikon se i pandehuri nuk mund të gjykohet pa avokat, e në këto kushte, Dritan Dajti nuk pranon të marrë avokat. Ligji thotë se gjykata mund të caktojë një avokat kryesisht, sipas një liste që ka në dispozicion nga vetë dhoma e avokatisë. Por paçka gjykata i ka caktuar, por «çuditërisht» avokatët tërhiqen të gjithë, një e nga një, nga çështja.

Përmes kësaj praktike, Dajti ia ka dalë të bllokojë zhvillimin e procesit për katër vjet me radhë dhe kur kanë dështuar në mënyrë të njëjtë mbi 207 seanca të njoftuara. Në këto kushte, kur drejtësia është vënë përballë një dështimi të paprecedent, përballë pamundësisë për të bërë një gjyq, gjykata i është drejtuar disa herë publikisht KLD-së dhe Ministrisë së Drejtësisë duke fajësuar avokatët për këtë dështim. Teksa vetë këta të fundit propozuan edhe rastin e Italisë, kur një i pandehur u gjykua pa praninë e një avokati.

Dajti akuzohet se më 9 gusht të 2009-ës ka vrarë katër policë në zonën e plazhit në Durrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›