E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha në "paqe" me Çanin, Cana merr karton të verdhë

Duhej të ishte një derbi shqiptarësh në Torino, por në fakt vetëm njëri ka qenë në fushë. Bëhet fjalë për futbollistin e Torinos, Migjen Basha, i cili është aktivizuar për 90 minuta në ndeshjen Torino-Katania, 2-2. Edgar Çani i Katanias nuk është aktivizuar asnjë minutë, edhe pse ka qenë në stol. Ndërsa Lorik Cana është aktivizuar për 90 minuta në humbjen e Lacios, madje ka marrë karton të verdhë. Erion Bogdani ka hyrë në lojë vetëm në minutën e 89-të për Sienën, kur praktikisht ekipi i tij ishte i dorëzuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›