E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani, në krizë të thellë

Udinese e ka thelluar ndjeshëm krizën e Milanit, pasi ka mposhtur nënkampionin e Italisë në Friuli me rezultat 2-1.

Ndeshja ishte relativisht e baraspeshuar në pjesën e parë me vendasit që kishin dominim të lehtë dhe që arritën te goli me anë të Ranegies (40’).

Në pjesën e dytë Milani u përmirësua dhe arriti të shënojë golin e barazimit me anë të El Sharaëyt (54’).

Sidoqoftë, në minutën e 67-të, Milani mbetet pa një lojtar në terren pasi Zapata mori kartonin e dytë të verdhë duke shkaktuar njëkohësisht edhe penalti, të cilën e realizoi Antonio Di Natale për 2-1.

Krejt në fund, edhe i inkuadruari Boateng u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (82’).

Me këtë disfatë Milani mbetet në vendin e 13-të në kuotën e tre pikëve nga katër ndeshjet e zhvilluara në Serie A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›