E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurbin, rrëzohet nga pema, vdes babai i dy fëmijëve

Një 33-vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e sotme në rrethin e Kurbinit.
 

Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Vinjoll të kurbinit ku 33-vjeçari Gazmir Balloku është rrëzuar aksidentalisht nga pema duke gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.
 

Sipas informacioneve, babai i dy fëmijëve kishte hipur në pemë për të mbledhur arra por i ka rrëshkitur këmba dhe është rrëzuar duke gjetur edhe vdekjen.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›