E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet tre shtetas për vjedhje në bashkëpunim

Kështu në pranga kanë rënë shtetasit Afrim Kujtim Toska, 40 – vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për armbajtje pa leje, Gentjan Edmond Shabani, 24 – vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje në bashkëpunim dhe Lorenc Edmond Shabani, 19 – vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje në bashkëpunim.

Arrestimi i tyre u krye sepse dje në Rrugën e Dibrës dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në dyqanin në pronësi të një shtetaseje shumën e parave prej 19 000 lekësh. Po ashtu, pas një hetimi të realizuar në ngarkim të tyre, u dokumentua tërësisht implikimi i tyre edhe në disa vjedhje të tjera në Tiranë.

U kryen veprimet procedurale, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave të vjedhura. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale të “vjedhjes së kryer në bashkëpunim”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›